Home Health Care

Kush jemi ne?

Medexpress është një model i mirëqenies-shendetesore që mbledh në vetvete të gjithë ndihmën për pacientin kronik, kujdesin parësor dhe mjekësinë territoriale. Kujdesi shëndetësor në shtëpi është kujdesi që lejon një person me nevoja të veçanta të qëndrojë në shtëpi. Shume i nevojshem per moshat e treta, të sëmurët kronikë, personat me aftësi të kufizuara por edhe pacientët te cilet i jane nenshtruar nje operacioni dhe kane nevoje per rehabilitim ne shtepi.

Por jo vetem kaq, Medexpress ju vjen ne ndihme te gjitheve, te rritur e femije, duke bere te mundur kryerjen e vizitave dhe ekzaminimeve te nevojshme, kudo ku ju ndodheni, ne cdo moment te dites. Nëse jeni duke u rikuperuar nga operacioni dhe keni nevojë për kujdes afatgjatë për një sëmundje kronike - apo nëse ju apo nje familjar i juaji po kalon një situatë të ngjashme, keni nevoje per konsulta, ekzaminime e terapi. Shërbimet e kujdesit në shtëpi variojnë nga kujdesi i kualifikuar i ofruar nga mjeke, infermierë, fizioterapistë profesionistë deri te perkujdesja ne higjenen shtepiake dhe mbeshtetja sociale.

Në Medexpress, stafi ynë i kujdesit shëndetësor në shtëpi përbëhet nga një ekip kujdesi shumë i aftë me përvojë disavjecare në ofrimin e një vazhdimësie të plotë të kujdesit në shtëpi në fushat e:

  • Ortopedise
  • Neurologjise
  • Kardiologjise
  • Pediatrise
  • Pneumologjise
  • Stomatologjise
  • Mjekesise Interne
  • Rehabilitimit (perfshire ketu fizioterapine, terapi fizike, terapi okupacionale dhe logopedi) etj.

Shërbime të përshtatshme dhe profesionale ofrohen në shtëpinë tuaj, të personalizuara për nevojat tuaja personale të kujdesit shëndetësor. Infermierët tanë të licencuar janë në dispozicion 24 orë në ditë, 7 ditë të javës.

Shërbimet në shtëpi përfshijnë

  • Perkujdesje infermierore
  • Udhezime per ushqyerjen
  • Edukim dhe udhezime per kujdesjen ndaj diabetit
  • Perfuzione intravenoze dhe injeksione muskulare
  • Marrje analizash ne ambientet e shtepise
  • Mjekim plage
  • Mjekim dekubitusesh
  • Heqje penjsh
  • Heqje penjsh metalike
  • Ushqim nga peg-u
  • Kateter urinar
  • Mjekim peg-u
  • Mjekim stome
  • Klizma
  • Lavazh gastrik
  • Oksigjenoterapi
  • Konsulte mjek i pergjithshem
  • Konsult mjek specialist
  • Perkujdesje per moshen e trete(pastrim, gatim,sherbim)
  • Kujdes shendetesor psikologjik social per te moshuar
  • Dergese medikamentesh ne ambientet e shtepise/punes
  • Fizioterapi ne ambientet e shtepise
  • Logopedi
  • Terapi okupacionale
  • Sherbime Dentare ne ambientet e shtepise/punes etj
  • Paketë monitorimi me pajisje mjekesore, infermiere dhe mjeke